E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili, Leonardo një hap larg

Vetë tekniku e ka mirëpritur propozimin e federatës së futbollit në Brazil dhe është shprehur i gatshëm për të marrë përsipër detyrën. “Kam vendosur të vihem në dispozicion. Nuk kërkoj thjesht një vend pune, por një ëndërr”, ka pohuar 41-vjeçari. Pra mungon vetëm zyrtarizimi, që është çështje orësh, maksimumi çështje ditësh.

Luis Felipe Skolari, pengesa e fundit mes Leonardos dhe stolit të pesë herë kampionëve, më në fund ka “hapur krahun”. Prova e parë e ish-trajnerit të Milanit do të jetë Kupa e Amerikës e nëse shkon keq, ai e ka vendin e sigurt në komitetin organizativ të botërorit 2014 dhe Lojërave Olimpike të Rios. Ndërkaq, kombëtarja mund t’i besohet Skolarit. Por për këtë ka kohë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›