Brazili dhe Anglia barazojne ne Marakana

Brazili dhe Anglia kanë zhgënjyer në miqësoren e luksit të luajtur të dielën në stadiumin e ri Marakana duke barazuar 2-2 në një takim që nxorri në pah dobësitë e të dyja skuadrave.
Fred shënoi golin e parë për pesë herë kampionët e botës, por Oxlade-Chamberlain dhe Wayne Rooney përmbysën përkohësisht rezultatin. Paulinho shpëtoi Brazilin nga humbja, por nuk fshehu dot formën e dobët të përfaqësueses karioka kur duhen pak ditë nga fillimi i Kupës së Konfederatave. Neymar nuk spikati aspak në këtë ndeshje miqësore, ndërsa Brazili pati shumë probleme me qarkullimin e topit dhe me qartësinë në sulm. Për tu vlerësuar vetëm goli i mrekullueshëm i Wayne Rooney. / Top Channel