E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili e nisë me këmbë të mbarë Kupën e Konfederatve

Brazili në mënyrën më të mirë të mundshme ka hapur kampanjën e Kupës së Konfederatave, duke mposhtur kampionin aziatik, Japoninë me rezultat të pastër 3:0.

Ndeshjen më mirë e nisën futbollistët e ‘Seleç ao’, të cilët erdhën në epërsi qysh në minutën e tretë me anë të golit të Neymarit, kur Fred ia dha një top të mrekullueshëm, kurse ai nuk priti dhe topin nga 18 metra e dërgoi në rrjet, duke shënuar një supergol. Me këtë avantazh të brazilianëve prej një goli përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, ‘Carioca’ vazhduan të dominojnë në ndeshje dhe si rezultat i kësaj ata shënuan edhe dy gola. Epërsinë e dyfishtë Brazilit ia solli mesfushori i shumëkërkuar, Paulinho, i cili shënoi në minutën e 48-të. Ndërsa kur pritej të përfundonte ndeshja, kombëtarja braziliane shënoi edhe golin e tretë në minutat shtesë nëpërmjet sulmuesit Jo.

Pas kësaj fitore, Brazili kryeson me tre pikë grupin A, në të cilin gjenden edhe Italia dhe Meksika. Këto dy të fundit do të ballafaqohen nesër me fillim në ora 21:00./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›