Brazili fiton, Italia dhe Anglia barazojnë
5 herë kampionët e botës nuk mundën të gjejnë shpesh rrjetën e vendasve dhe arritën te fitorja me një gol të vetëm të shënuar nga Fabiano në pjesën e parë të ndeshjes, madje duke e parë veten në disa raste edhe të kërcënuar nga Estonia, që u mbajt mirë përballë një kundërshtari të fuqishëm.
Në anën tjetër, kampioni në fuqi i botës, Italia, po ashtu nuk ka qenë bindëse në ndeshjen përballë Zvicrës duke nxjerrë vetëm një barazim pa gola.
Ndërsa, dy gola të sulmuesit të Tottenham, Jermain Defoe, kanë ndihmuar kombëtaren e Anglisë të rikthehet nga disavantazhi 2-0 për të barazuar 2-2 në ndeshjen miqësore përballë Holandës. Për holenadezët shënuan Kujt dhe Van der Vaart.