Brazili goditet nga stuhitë, 8 viktima dhe 21 të zhdukur

Tetë persona kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë rezultojnë të zhdukur për shkak të shirave të dendur këtë javë në shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul.
Autoritetet thanë se më shumë se 1.400 njerëz u zhvendosën nga shtëpitë e tyre pasi shirat e dendur ngritën nivelet e lumenjve dhe shkaktuan përmbytje në pjesë të ndryshme të shtetit, duke prekur 104 komuna.
Sipas raportit të shërbimit të motit, është parashikuar një rrezik përmbytjeje “pothuajse në të gjithë shtetin” duke pasur parasysh mundësinë e vazhdimit të reshjeve të mëdha gjatë ditëve të ardhshme.
Guvernatori i shtetit, Eduardo Leyte, shprehu ngushëllimet e tij për vdekjet e shkaktuara nga stuhitë në platformën e medias sociale X, duke shtuar se qeveria po punon për të gjetur të zhdukurit dhe për të garantuar sigurinë në zonat në rrezik.
/rtsh.al/