E Hënë, 2 Nëntor 2026

Brazili miraton rregulla të rrepta për rrjetet sociale dhe platformat digjitale

Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva ka lëshuar dy dekrete që shtrëngojnë rregullat për rrjetet sociale dhe platformat dixhitale, si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të frenuar gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe krimin online, raportoi Bloomberg.

Masat kërkojnë që platformat që operojnë në Brazil të ndërmarrin veprime “proaktive dhe proporcionale” për të parandaluar përhapjen e përmbajtjes kriminale, duke formalizuar standardet e përcaktuara vitin e kaluar nga Gjykata Supreme e Brazilit.

Urdhrat u botuan të mërkurën dhe më pas sot në gazetën zyrtare./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›