E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili perjashton mundesine Guardiola

Presidenti i Konfederatës Braziliane të Futbollit, Jose Maria Marin, përjashtoi mundësinë e kontraktimit të Guardiolës në krye të Selecaos.

Në një deklaratë për mediat, presidenti i KBF-së, theksoi të hënën se dëshiron që trajneri i ardhshëm të jetë brazilian.

“Ka shumë pak gjasa që trajneri i ri i Brazilit të jetë i huaj. Kam shumë respekt për Guardiolën, por Brazili ka fituar gjithmonë titujt botëror i udhëhequr nga trajnerë vendas”, tha Marin.

Për shtypin brazilian, është shumë e mundur që të shihet një rikthim i Luiz Felipe Scolarit, që udhëhoqi kombëtaren drejt titullit botëror të vitit 2002.

Trajneri Mario Menezes u shkarkua një javë më parë, nëpërmjet një komunikate në të cilën ai falenderohej për punën e bërë, por nuk jepej asnjë shpjegim për atë vendim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›