E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braziliani vdes në shtrat, e zë poshtë lopa

Një brazilian mbeti i vdekur në fillim të këtij muaji kur një lopë ra mbi çatinë e shtëpisë së tij, e më pas ra mbi të …

45 vjeçari Joao Maria de Souza ishte duke fjetur pranë bashkëshortes së tij në qytetin brazilian të Caratinga-s kur një lopë një tonëshe rrëshkiti nga maja e një kodre të thepisur duke rënë drejt e në çatinë e Z. Souza. Fatkeqsisht, çatia nuk ishte e fortë sa duhej për të përballuar peshën e lopës.

Gruaja e tij për fat të mirë nuk u lëndua. Megjithatë, nuk është vetëm kjo historia më e çuditshme. Ajo që bie në sy është se ky ishte incidenti i tretë në këtë zonë me lopë që bien nga qielli.

Dy rastet e hershme ishin lopë që ranë në një shtëpi boshe dhe në një shtëpi ku mund të ishin vrarë dy fëmijë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›