E Shtunë, 31 Tetor 2026

Breçani, pezullohet nga detyrapas publikimit kundër Ramës

Të tjera rreth shkrimit Breçani, thirrje ekstreme: Rama-Hitler, ta shporrim Zv/drejtori i Policisë: Nuk është postimi im Saimir Tahiri: Shkarkoni Erzen Breçanin TIRANE- Zëvendës Drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani është pezulluar nga detyra, pas publikimit të statusit në rrjetin social “Facebook” disa ditë më parë.
 
Pezullimi i tij vjen pas publikimit të tij kundër kreut të PS, Edi Rama, ku dhe bënte thirrje për rrëzimin e tij.
 
Zv.drejtori i Policisë, Erzen Breçani u pezullua nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, dhe ky është pezullimi i dytë nga detyra brenda pak muajsh.
 
Disa muaj më parë, Breçani u pezullua për dhunë ndaj një operatori televiziv.
 
Ndërsa lidhur me statusin e publikuar në rrjetin social “Facebook”, Breçani ka mohuar këtë fakt, duke thënë se s’e ka shkruar vetë.
 
Burgaj ka urdhëruar hetim për këtë mesazh në FCB të Erzen Breçanit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›