Bregdeti i Shëngjinit i populluar me pushues edhe në fund të gushtit
Plazhi i Shëngjinit vijon të jetë i populluar edhe në këtë fund gushti. Edhe pse fundi i sezonit turistik u shoqëruar me mot me reshje shiu dhe ulje temperaturash, kjo nuk ndikoi aspak në frekuentimin e plazheve.
Niveli i shërbimeve në Shëngjin është përmirësuar dukshëm dhe punohet për zgjatjen e sezonit turistik.
Sezoni ka tendence të zgjasë edhe gjatë shtatorit, ndaj njësia Administrative e Shëngjinit po merr të gjitha masat për t’i mbajtur pushuesit sa më gjatë në bregdetin e saj.
Rëra kurative, infrastruktura e përmirësuar dhe pastërtia, kanë qënë faktorët kryesor që kanë tërhequr pushues gjithnjë e më tepër në plazhin e Shëngjinit.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter