Bregu : Fitoi koalicioni "Aleanca për Ndryshim"

Zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu nga selia e PD-së ka deklaruar fitoren e koalicionit "Aleanca për Ndryshim", në zgjedhjet e 28 qershorit. "Lajmëroj fitoren e koalicionit 'Aleanca për Ndryshim', nuk ka asnjë dyshim se mazhoranca dhe koalicioni i së djathtës do të qeverisë Shqipërinë edhe për 4-vjet të tjera", tha Bregu. Sipas saj, koalicioni i djathtë do të jetë një koalicion stabël që do qeverisë Shqipërinë evropiane. Zëdhënësja e qeverisë siguroi se tashmë koalicioni "Aleanca për Ndryshim" i ka 71 mandate dhe është gati për të qeverisur vendin.