E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bregu: Elbasanit i janë arratisur kriminelët, Lezha, qytet gjakmarrjeje

Gazetari i kronikës, Sokol Bregu në studion e “Quo Vadis” deklaroi se situata kriminale në vend mori një tjetër rrjedhë gjatë këtij viti. Sipas tij, Elbasani “ra në qetësi”, teksa në Lezhë u rizgjua saga e hakmarrjes.

“Lezha zgjoi një hakmarrje e cila kishte 12 vite që nuk ishte aktivizuar dhe shënoi një rekord të ri, që brenda një gjakmarrjeje të vriteshin 3 veta prej një kufiri koor prej 6 muajsh. Vrasja në prill e Nikulajt, pastaj e Lekstakajt në korrik edhe vrasja e fundit në dhjetor. Mirdita që mbetet ende një problematik për shkak të gjakmarrjes dhe prapë kishte një vrasje, një qytet që nuk ka shumë banorë për të kryer një krim të rëndë. Në fakt nuk ishte Elbasani ashtu siç ishte menduar, sepse në Elbasan sot janë të gjithë në arrati, të gjithë ata që përplasen me armë zjarri”, tha ai duke theksuar se burgimet e përjetshme për kriminelë të Elbasanit mund të kenë dhënë impakt.

Gazetari theksoi se përgjimet e aplikacioneve si Sky ECC nxorën në pah natyrën e vrasjeve, duke theksuar se viktimat janë “prerë në besë” nga ato që i nxirrnin në pritë pasi i ftonin për darkë./vizionplus.tv/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›