E Martë, 3 Nëntor 2026

Bregu: Të amnistohen “spaçatorët” e hashashit dhe të dënuarit e lojërave të fatit!

Në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, gazetari Zylyftar Bregu ka kërkuar që të amnistohen “spaçatorët” (shpërndarësit e vegjël) të hashashit, si dhe të dënuarit për lojëra fati!

“Do të ishte në nderin e shumicës që filli i Amnistisë Penale të ishte lehtësimi i dënimit deri dhe falja, për ndarësit e vegjël të hashashit, kjo edhe në kuadër të faktit se shumica ka votuar për legalizimin e hashashit. Ata që janë arrestuar për shpërndarje të vogla, duhej që shumica ta lëshonte pak dorën. Ata përfitojnë shumë pak. Ata të basteve, meqë vetë qeveria e ka legalizuar tashmë, do të ishte më mirë që të lehtësoheshin apo faleshin. Ajo nuk duhet të merret me teknalitete, pasi deputetët pas 8 muajsh dalin me një propozim të ri që rrëzon punën e 8 muajve.”, tha Bregu.

/rtsh.al/   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›