Bregu i Fildishte trupat franceze shpetojne ambasadorin japonez

Ka qenë e nevojshme ndërhyrja e helikopterëve të forcave speciale franceze dhe një shkëmbim i ashpër zjarri, për të shpëtuar ambasadorin e Japonisë në Bregun e Fildishtë, Yoshifumi Okamura dhe shtatë bashkëpunëtorët e tij.
Lajmin e kanë bërë të ditur burime nga Ministria e Brendshme Franceze.
Rezidenca e përfaqësuesit japonezë në Abidjan, në periferinë e Cocody ku ka selinë edhe presidenti në ikje Laurent Gbagbo, ishte rrethuar më parë dhe më pas pushtuar nga mercenarë, aleatë të trupave besnike të kreut të shtetit.