‘Brenda 2026, digjitalizim i plotë i Kadastrës’/ Rama: Në kulturë, tre projekte madhore në mandatin e katërt

Kryesocialisti Edi Rama po prezanton programin ‘Shqipëria 2030’ në garën elektorale për mandatin e katërt. Gjatë fjalës së tij, Rama parashtroi dhe programin ambicioz në fushën e kulturës ku përmendi tre projektet madhore që do të jenë fokusi në marshin e mandatit të katërt. Tre projektet do të jenë Galeria Kombëtare, Teatri dhe Muzeu Kombëtar.
“Brenda 2026, falë edhe financimeve do të përfundojmë digjitalizimin e kadastrës. Regjistrimi fillestar od të mbyllet brenda 2028 dhe do të jetë cdo gjë ndryshe. Legalizimet, 21 750 ishin në ditën që kam marrë unë detyrën. 270 mijë legalizime kemi kryer ne dhe brenda 2028 do të mbyllen dhe ato që kanë mbetur.
Në kulturë kemi realizuar 650 operacione shpëtimi dhe rinkonstrukioni të objekteve që ishin në prag të mbylljes. Jemi e para qeveri që ka ndërtuar Teatro dhe muze. Kemi bërë 20 salla teatri dhe 20 muzeume. Në mandatin e katërt synojmë Galerinë Kombëtare, Teatrin dhe Muzeun Kombëtar. Ambicie, ngritja e rrjetit që qendrave kulturore shqiptare në vende të ndryshme, kërkesë që vjen nga Diaspora.”/abcnews.al