E Enjte, 5 Nëntor 2026

Breshëri plumbash ndaj lokalit/ Ja kush ishte shënjestra e atentatit, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

Të tjera deraje kanë dalë në dritë nga atentati i djeshëm që ndodhi në Don Bosko.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një mjet tip Benz ngjyrë gri. Makina është filmuar në rrugicat duke u larguar. Pikërisht me këtë mjet, policia dyshon se është përdorur nga autorët për atentatin, ku e vrarë mbeti gabimisht banakierja Mimoza Paja.

Në shënjestër ishte Fatjon Murati. Ky i fundit i kishte dhënë me qira lokalin djalit të xhaxhait të tij për të punuar.

Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›