E Shtunë, 31 Tetor 2026

Breshka kontrabande nga Shqiperia

U gjetën në bagazhin e një automjeti që vinte nga Vlora tre breshka toke të sekuestruara në Brindisi. Gjatë kontrollit doganor në port, policia financiare dhe ajo pyjore bllokuan shtetasen shqiptare, që transportonte tre ekzemplaret e “Testudo Hermanni”, ky është emri shkencor i ketyre specieve.

Udhëtarja është paditur për përpjekje importimi të kafshëve të ralla, të mbrojtuara nga Konventa e ëashingtonit, qe parashikon nje sere shterngimesh per tregtine nderkombetare te specieve te faunes dhe flores ne rrezik zhdukjeje.

Ne Itali kjo konvente ka hyre ne fuqi ne vitin 1980 dhe aktualisht ajo është në fuqi në 130 shtete.Nuk është hera e parë që në portet jugore të Italisë ndalohen shtetas shqiptarë që transportojnë specie të rralla.

Përpara dy vjetesh beri buje kapja e 65 ekzemplareve te sjelle nga Shqipëria. Por nese atëherë nuk kishte dyshim se ato ishin sjellë për t'u tregëtuar, rasti i fundit ndoshta mund të jetë thjesht një mosnjohje e masës ndaluese.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›