Brichambaut ne Elbasan Demontimi i municioneve sipas standardeve nderkombetare

Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se Sh. T. Z. Marc Perrin de Brichambaut ne uzinene e Elbasanit
Elbasan 1 Mars 2011- NOA- Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se Sh. T. Z. Marc Perrin de Brichambaut i cili prej dy ditesh ndodhet per nje vizite zyrtare ne vendin tone nje rendesi te vecante i kushtoi edhe Uzines se Lendeve Plasese ULP Mjekes Elbasan.
Se bashku me delegacionin qe e shoqeron de Brichambaut ishte kete te marte ne Elbasan ku pa nga afer punen dhe instalimin e linjave te reja te vendosura per demontimin e municioneve ne ULP Mjekes atje ku sot kryhet nje nga proceset me te rendesishme te Ministrise se Mbrojtjes.
Ne kete vizite Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se shoqerohej nga zv/ ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahia Komandanti i Brigades Logjistike BrL gjeneral brigade Xhemal Gjunkshi zv/kryetari i Kuvendit te Shqiperise njekohesisht deputeti i Qarkut te Elbasanit Ardian Turku kreu i Qarkut Blendi Himci Prefekti Shefqet Deliallisi si dhe perfaqesues te tjere te larte te Ministrise se Mbrojtjes dhe Shtabit te Pergjithshem.
Pas nje briftingu te shkurter i cili u prezantua nga Drejtori i ULP-se Daniel Karanxha te pranishmit vizituan nga afer ambientet linjat e demontimit te municioneve sharrat te cilat sherbejne per cmontimin dhe prerjen e predhave etj.
Ne perfundim te kesaj vizite Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se de Brichambaut iu pergjigj interesit te gazetareve duke shprehur konsideratat me te larta per te gjithe ata qe jane perfshire ne kete proces. Une do te doja tju pergezoja fillimisht per kete pune kaq profesionale dhe te plote qe behet ne kete uzine. Kjo eshte nje pune qe po kryhet ne perputhje te plote me standardet nderkombetare dhe mesa duket bashkepunimi midis Qeverise Shqiptare dhe partnereve te saj nderkombetare eshte nje sukses i madh. Objektivi qe ju i keni vene vetes per te mbaruar me cmontimin e gjithe ketij municioni te tepert brenda vitit 2013 besoj qe eshte nje objektiv i cili i qeteson te gjithe. Duhet te jete nje pune e mbaruar keshtu qe ju pergezoj edhe nje here.
Nga ana e tij zv/ministri Spahia pasi e ka falenderuar Sekretarin e Pergjithshem te OSBE-se de Brichambaut per mbeshtetjen e vazhdueshme qe OSBE dhe vendet partnere po i japin Shqiperise tha Sic e dini ne trasheguam nga sistemi i kaluar municione dhe lende kimike te mbetura nga e kaluara te cilat perbenin nje kercenim serioz per sigurine e vendit dhe jeten e qytetareve. Mazhoranca e dale nga zgjedhjet e 28 qershorit nen drejtimin e kryeministrit Sali Berisha ka vendosur nje objektiv qe brenda vitit 2013 te asgjesohen te gjitha municionet e teperta dhe jashte nevojave per Forcat e Armatosura. Gjate vitit te shkuar ne shenuam nje sukses te vertete sepse u arrit qe te demilitarizohen 20. 654 ton municione. Sigurisht nje kontribut te jashtezakonshem per arritjen e ketij suksesi kane dhene gjithe partneret tane nderkombetare duke perfshire edhe OSBE-ne e cila ka kontribuar drejtperdrejt ne kete proces shume te rendesishem duke eliminuar nje sasi prej 30 ton karburant te raketave te tipit MELANZH ka kontribuar per asgjesimin e 120 ton kimikate te tipit DI-KLORETAN sigurimin e disa aparateve plasese per Qendren e Asgjesimit te Municioneve te FA mbeshtetjen e uzinave me paisje per demilitarizimin e municioneve duke vendosur 6 sharra per prerjen e municioneve ne Kombinatin e Policanit dhe ULP Mjekes si dhe nje gjenerator ne Gramsh. Gjejme rastin te falenderojme perzemersisht prezencen e OSBE-se ne Tirane per kontributin e jashtezakonshem qe ka dhene jo vetem per te gjitha proceset demokratike ne Shqiperi por edhe per procesin e demilitarizimit ne vendin tone nenvizoi zv/ministri Spahia.
Qeveria Shqiptare Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura synojne te perfundoje ne vitin 2013 asgjesimin e gjithe arsenalit gjigand te municioneve stok sovjeto-kinez te mbetur ne ish-depot dhe uzinat ushtarake qe nga koha e diktatures komuniste.
Procesi i asgjesimit te tij filloi ne vitin 1999 si plotesim i nje prej kushteve te procesit te anetaresimit te Shqiperise demokratike ne NATO dhe shmangies se rrezikut potencial per popullsine nga shperthimi i tyre. Deri ne vitin 2013 duhet te behet asgjesimi i gjithe municioneve te teperta.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeBasha Adresari elektronik sukses i vizionit drejt Shqiperise dixhitaleDe Brichambaut nga Elbasani Respektoni procesin zgjedhorBrichambau Masat per listat e zgjedhesve pozitiveDe Brichambaut Hetimi i 21 janarit te nxjerre ne drite cdo aspektNjoftim nga Ministria e Mbrojtjes Lidhjedemontimi Elbasan Marc Perrin de Brichambaut Mjekes standarde sukses Uzines se Lendeve Plasese