Bridgestone, furnizuesi zyrtar i gomave në MotoGP
Brixhston konfirmoi se firmosi kontratën përfundimtare me "Dorna"-n për të qenë furnizuesi zyrtar i gomave në MotoGP. Marrëveshja, e cila hyn në fuqi që prej këtij viti, është e vlefshme për tri sezonet e ardhshme, pra deri në vitin 2011. Në këtë mënyrë, prodhuesi japonez do të jetë furnitori i vetëm i gomave në "klasin mbretëreshë". Kjo edhe sepse në edicionet e fundit Brixhston kishte treguar superioritet të dukshëm ndaj rivales Mishlen. Botërori 2009 starton më 12 prill në Katar.