Brigel, nis përgatitjet e miqësores Bahrein-Jordani

Hans Peter Brigel, trajneri i Bahreinit, do të kryejë nëj stërvitje ditën e mërkurë me Kombëtaren e këtij vendi në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Azisë 2007.
Bahreini ka planifikuar një ndeshje miqësore me Jordaninë ditën e shtunë, më 2 shtator 2006, si pjesë e përgatitjeve të tyre për dy ndeshjet e mbetura kundër Australisë dhe Kuvajtit. Bahreini ka një pikë pas dy ndeshjesh në Grupin D. Një tjetër ndeshje miqësore e programuar është ajo kundër Malajzisë më 23 shtator.
Ndeshja e parë zyrtare është ajo kundër Australisë më 11 tetor në Sidnej.