E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, Brown: Nuk e jap doreheqjen

“Jam ketu per te marre persiper pergjegjesite e mia. Zgjedhjet ishin nje humbje e rende per laburistet”.

Keshtu ka deklaruar kryeministri britanik Gordon Brown, pas largimit te ministrave nga kabineti i tij. Megjithate, Brown ka theksuar se nuk ka ndermend te jape doreheqjen.

“Jam i bindur se jam personi me i mire per te udhehequr Britanine e Madhe dhe detyra ndaj vendit duhet te jete me e forte se sa ajo ndaj vetevetes apo partise”, ka deklaruar Brown.

Kreu i qeverise britanike mori sot nje telefonate nga presidenti amerikan Barack Obama, me te cilin diskutoi mbi Lindjen e Mesme dhe situaten globale te ekonomise, ne prag te samiteve te G8 dhe G20.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›