Britani e Madhe kod per perdorimin e kamerave te sigurise
Një kod sjelljeje për të përforcuar mbrojtjen e intimitetit dhe transparencën për përdorimin e kamerave të sigurisë. Hapi i parë është hedhur në Britaninë e Madhe ku prania e kamerave të tilla është shumë e përhapur dhe –përbën 20 për qind të gjithë kamerave të përdorura nëpër botë. Përfaqësuesit e grupeve për mbrojtjen e të drejtave të privatësisë shprehen se duhen vënë më shumë policë në dispozicion të qytetarëve dhe të mos shpenzohet aq shumë në kamera.