E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani, konservatorët rrisin diferencën ndaj laburistëve

Sipas sondazhit të YouGov, i publikuar në numrin e sotëm të gazetës "Sunday Times", konservatorët pritet të sigurojnë 42 për qind të votave kundrejt vetëm 25 për qind që do të fitonin Laburistët, duke thelluar edhe më tej kryesimin e tyre.
    
Sondazhi i zhvilluar me 2,000 persona tregon se konservatorët nën drejtimin e David Kameron do të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke larguar Laburistët pas 12 vitesh qëndrimi në pushtet.
    
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet të zhvillohen në qershor të vitit të ardhshëm. Braun pritet që të zgjasë sa më shumë thirrjen e zgjedhjeve në vend, duke shpresuar që t'i japë vetes dhe partisë së tij mundësinë për të përmbysur situatën, nëse ekonomia e vendit rimëkëmbet.
    
Sondazhi nxirrte gjithashtu në pah pakënaqësinë e votuesve britanikë lidhur me politikën e qeverisë për Afganistanin, ku Britania e Madhe ka dislokuar më shumë se 9,000 trupa në koalicionin e NATO-s.
    
Gjatë këtij muaji, 16 ushtarë britanikë humbën jetën gjatë një ofensive të gjerë kundër rebelëve talebanë, duke e çuar në 185 numrin e përgjithshëm të ushtarëve të vrarë në Afganistan.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›