E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani martesat e se njejtes gjini

Ligjvënësit britanikë do të votojnë të martën mbi një projektligj të shumëdebatuar, i cili do të vendosë legalizimin ose jo të martesave të së njëjtës gjini.

Ligji i përkrahur nga komuniteti LBGT dhe kryeministri David Cameron ka ngjallur ndasi të thella në shoqërinë britanike, me manifestime popullore kundër dhe pro kryeministrit e partisë së tij konservatiore.

Javën e shkuar, Parlamenti Francez miratoi një ligj të njëjtë, pavarësisht presionit të madh publik.

Në ftesën e tyre për votimin pro këtij ligji, tre funksionarët më të lartë të Partisë Konservatore,George Osborne, William Hague dhe Theresa May, shkruajne se: “Kalimi i këtij ligji është gjëja e duhur për të bërë në momentin më të përshtatshëm. Institucioni i martesës ka evoluar me kalimin e kohës dhe qëndrimi ndaj komunitetit gay ka ndryshuar”.

Në këtë seancë vendimtare për të drejtën e martesës së të njëjtës gjini, deputetët do të kenë lirinë që të vendosin në bazë të bindjeve të tyre personale dhe jo mbi vija partiake.

Megjithatë, një votë pro nuk do të përkthehej automatikisht me hyrjen në fuqi të së drejtës së martesës së të njëjtës gjini, pasi më parë, projektligji duhet të kalojë edhe në disa hallka të tjera, si Shtëpia e Lordëve, përpara se të shndërrohet në ligj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›