E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, pezullohen fluturimet nga Jemeni

Kryeministri britanik Gordon Brown ka njoftuar se do te pezullohen me efekt te menjehershem, deri ne nje date te pacaktuar, fluturimet direkte nga Jemeni ne Mbreterine e Bashkuar.
Njoftimi, i bere ne nje seance te Parlamentit, vjen pas alarmit per atentatin e deshtuar te fluturimit Amsterdam-Detroit, diten e Krishtlindjeve. Brown ka deklaruar se vendimi eshte marre ne bashkepunim me kompanine ajrore jemenase “Yemenia Airlines”. Diten e Krishtlindjeve nje i ri nga Nigeria ne bordin e nje avioni tentoi te hidhej ne ere me nje sasi eksplozivi te fshehur ne te brendshmet e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›