E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, rritet numri i perdoruesve te kokaines

Krahas epidemise se gripit te derrave nje tjeter epidemi ajo e rritjes se numrit te perdoruesve te kokaines po trondit Britanine e Madhe.

Sipas nje studimi gjate vitit te shkuar 1 milion britanike perdorin kokaine, kjo nje shifer 25% me e larte krahasuar me nje vit me pare. Shifrat jane alarmante rreth moshes se perdoruesve.

Po rritet gjithnje e me shume numri perdoruesve te moshes 16 deri ne 24 vjec. Nje ne tete persona qe i perket kesaj moshe ka pranuar perdorimin e kokaines. Studimi sugjeron se 439 mije perdorues droge jane persona me moshe jo me te madhe se 20 vjec.

Numri i te rinjve qe ha humbur jeten nga kokaina eshte trefishuar keto 10 vitet e fundit, po aq eshte edhe numri te paraqiturve neper spitale pasi kane marre overdoze. Ne raportin e fundit te Kombeve te Bashkuara, Britania e Madhe cilesohet si kryeqyteti i Europes me numrin me te madh te perdoruesve te kokaines.

Nderkohe Britania e Madhe ka edhe numrin me te madh te perdoruesve te heroines ne Europe. Statistikat tregojne se gati gjysem milione britanike jane perdorues te kesaj droge.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›