Britani, spiunët e vjetër i dorëzohen web-it

Përballë risive që po sjell interneti, veteranët e shërbimit të spiunazhit britanik kanë dorëzuar armët.
Lajmin e ka bërë të ditur “Daily Telegraph”, sipas së cilës, drejtori i përgjithshëm i shërbimeve sekrete të mbretëreshës, MI5, është ankuar për njohjen e paktë me internetin që kanë agjentët më të vjetër.
Këta të fundit nuk arrijnë ta kuptojnë botën e rrjeteve sociale dhe të përdorin mirë rrjetin.
“është e nevojshme rigjenerimi i inteligjencës”, është shprehur ai.