E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania, Franca dhe Gjermania forcojnë ligjet e taksave

Britania, Franca dhe Gjermania ndërmorrën një iniciativë të re për të detyruar bizneset e mëdha të paguajnë pjesën e taksave që u takon dhe të ndalin përpjekjet e kompanive të mëdha për të minimizuar shumën e taksave. 
 
Plani i njoftuar sot nga ministrat e financave të tre vendeve në takimin e G-20 në Moskë, pason një studim nga Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik që tregon se shumë nga firmat e mëdha lëvizin nga njëri vend në tjetrin për të paguar më pak taksa.
 
Studimi tregon një tendencë në rritje nga kompanitë shumëkombëshe për të publikuar fitimet në vendet ku niveli i taksave është më i ulët.
 
Ministri britanik i Financave George Osborne tha në takim se ligjet e tanishme të taksave janë hartuar gati njëqind vjet më parë dhe duhet të modifikohen për të reflektuar mënyrën e të bërit biznes nga kompanitë ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›