Britania, Irani të afrohet me perëndimin
Londër - Ministri i Jashtëm britanik, David Miliband, i bëri thirrje Iranit të përmirësojë marrëdhëniet me Perëndimorët, duke u shprehur se kushtet për një afrim të tillë nuk do të jenë asnjëherë më të favorshme."Nuk mund të jetë më mirë. Nuk mund të bëhet më mirë se me një qeveri amerikane që shprehet se kërkon marrëdhënie normale me Iranin", deklaroi Miliband përpara liderëve të mbledhur në konferencën e sigurisë së Mynihut, në jug të Gjermanisë.