E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Britania: “Wagner do të shpallet një grup terrorist”

Grupi Wagner do të shpallet një grup terrorist nga qeveria britanike.

Lajmi raportohet nga BBC.

Një projekt-ligj i paraqitur në Parlament do të bëjë të mundur  klasifikimin e pasurive të Wagner si pronë terroriste dhe sekuestrimin e tyre.

Po ashtu do te jete e ndaluar te jesh anetar ose te mbeshtesesh anetaret e ketij grupi.

 Ministrja e Brendshme Suella Braverman tha se Wagner ishte “i dhunshëm dhe shkatërrues” dhe “veproi si një mjet ushtarak i Rusisë së Vladimir Putin jashtë vendit”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›