E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania, asistence Kosoves ne ngritjen e FSK

Britania e Madhe do t’i jape nje ndihme te vecante Kosoves ne trajnimin dhe formimin e forces se sigurise.

Ministri i FSK-se ka nenshkruar sot nje marreveshje bashkepunimi me Ministrine e Mbrojtjes te Londres, e cila parashikon ngritjen e profesionalizmit te njesise mbrojtese te shtetit te ri.

“Kjo marreveshje u mundeson pjesetareve te FSK-se qe te kene nje mundesi te re per stervitjen e nevojshme”, ka deklaruar ministri i FSK-se, Fehmi Mujota.

Ndersa ambasadori britanik ne Prishtine, Andy Sparks ka garantuar se vendi i tij do te vazhdoje ta mbeshtese ngritjen e FSK-se pertej kesaj marreveshjeje.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›