E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Britania do të mirëpresë Samitin e Procesit të Berlinit me vendet e Ballkanit Perëndimor

PRISHTINË, 7 shkurt/ATSH/ Britania e Madhe do të mirëpresë Samitin e Procesit të Berlinit në vjeshtë me vendet e Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Serbia.

Në njoftimin e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë thuhet se Londra zyrtare është e përkushtuar për të forcuar partneritetet në Ballkanin Perëndimor, për të forcuar sigurinë evropiane dhe për të trajtuar problemin e përbashkët të migrimit të parregullt.

Dame Karen Pierce, një nga diplomatet më me përvojë britanike, është emëruar e dërguara speciale e Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, e ngarkuar për të çuar përpara objektivat strategjike të Londrës zyrtare në të gjithë rajonin, duke përfshirë përgatitjet për Samitin. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›