Britania dyfishon ndihmat per rebelet siriane

Britania e Madhe ka dyfishuar ndihmat joushtarake për kundërshtartët e presidentit Bashar al-Assad në Siri, lajmëroi të premten Ministri i Jashtëm, William Hague.
Ministri bëri me dije se 500 mijë paund shtesë do t’i akordohen grupeve që kundërshtojnë regjimin brenda dhe jashtë vendit arab.
Në një fjalim nga Londra, Hague i bëri një thirrje të re Assadit që të pranojë se ai nuk ka më asnjë shpresë për të mbijetuar si figurë politike.
Deklarata e Hague vjen ndërsa një raport i ri i OKB-së vlerësoi numrin e viktimave në një vit përleshje të rebelëve me trupat qeveritare SiriaBashkohet opozita sirianeSiri, bombardime intensive në Hama Siri, Assad viziton Homsin në 9 mijë persona.
Fondet që do të akordojë Londra zyrtare do të kenë si qëllim stërvitjen e aktivistëve dhe gazetarëve amatorë, në mënyrë që të realizohet një koordinim dhe mbulim më i mirë i protestave brenda vendit.
Megjithatë, mediat britanike janë treguar kritike ndaj deklaratës së Hagues, pasi mbështetja e Britanisë për rebelët vjen në një moment kur një plan i ndërmjetësuar nga Annan ka arritur të krijojë shpresa për mundësinë e vendosjes së një armëpushimi.