E Enjte, 5 Nëntor 2026

Britania e Madhe publikon të dhënat, numri i emigrantëve shqiptarë, më i ulëti që nga janari i 2022

Numri i emigrantëve shqiptarë që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të jashtëligjshme është ulur ndjeshëm këtë vit.

Në shifrat e fundit të publikuara nga Ministria e Brendshme britanike, rezulton se nga janari i këtij viti deri në prill, numri i shqiptarëve që kanë hyrë në Britani me gomone është 20. Kjo është shifra më e ulët që nga janari i vitit 2022.

Qeveria shqiptare dhe ajo britanike kanë nënshkruar një marrëveshje për të ndaluar kalimin e emigrantëve të jashtëligjshëm përmes kanalit të La Manshit,  Autoritetet britanike kanë vlerësuar efikasitetin e kësaj marrëveshje.

/a.r

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›