Britania frike per lufte te ftohte me Iranin

Ambicjet bërthamore të Iranit mund ta fusin Lindjen e Mesme në një luftë të ftohtë të re, ka paralajmëruar sekretari britanik i Jashtëm.
Në një intervistë për “Daily Telegraph”, William Hague ka deklaruar se nëse Irani zhvillon armët bërthamore, atëherë vendet e tjera në Lindjen e Mesme do të duan të bëjnë të njëjtën gjë.
“Pa mekanizmat e sigurisë të rivalitetit SHBA-Bashkimi Sovietik, do të ketë një katastrofë në çështjet ndërkombëtare”, ka deklaruar Hague.
Perëndimi dyshon se Irani do të prodhojë armë bërthamore me programin e tij, por Teherani insiston se programi në fjalë ka IraniIrani, SHBA dhe BE optimiste SHBA: Irani nuk do të fillojë luftëIrani, gati centrifugat “e gjeneratës së katërt” qëllime paqësore, vetëm për energjinë.
Në intervistën e tij për “Telegraph”, shefi i diplomacisë britanike ka thënë gjithashtu se, një krizë po troket në dyert e vendeve të Perëndimit.
“Iranianët po e vazhdojnë programin e tyre bërthamor. Nëse ata pajisen me armë bërthamore, atëherë mendoj se të gjitha vendet në Lindjen e Mesme do të duan të bëjnë të njëjtën gjë”, ka deklaruar Hague.
“Dhe nëse kjo ndodh do të destabilizojë të gjithë Lindjen e Mesme dhe kërcënimi për një luftë të ftohtë në këtë rajon pa mekanizmat e duhur do të ishte një katastrofë ndërkombëtare”, ka shtuar ai.
Ditën e premte, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u shprehën optimiste për mundësinë e rifillimit të bisedimeve me Iranin për programin e tij.