E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania mbeshtetje per integrimin e Shqiperise

Drejtori për Zgjerimin e BE dhe Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme në Mbretërinë e Bashkuar, zotin Owen Jenkins, po viziton Tiranën dhe është takuar me kryeministrin Sali Berisha.

Sipas një njoftimi për shtyp, kryeministri ka vlerësuar gatishmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për dhënien e asistencës për reformat, ndersa Zoti Jenkins theksoi rëndësinë e përmbylljes së reformave në kuadër të integrimit europian.

Gjithashtu, drejtori për Zgjerimin e BE-së dhe Ballkanin Perëndimor në “Foreign Office”, është takuar edhe me kreun e opozitës Edi Rama, i cili e njohu me situatën politike në vend dhe pengesat që hasen në ecurinë e reformave elektorale, parlamentare, reformën e gjyqësorit dhe Integrimi Marrëveshja me BE-nëPE: Presim rezultate konkrete Palët angazhohen në Bruksel problemin e heqjes së imunitetit të zyrtarëve të lartë.

Gjatë takimit u diskutua edhe mbi zhvillimet më të fundit  në rajon dhe ndikimin që ka në avancimin e secilit vend sa i takon axhendës europiane. Integrimi
Marrëveshja me BE-në
PE: Presim rezultate konkrete
Palët angazhohen në Bruksel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›