E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania nderpret ndihmat pas progresit te Shqiperise

Britania e Madhe nderpret programin e ndihmes per Shqiperine, pas konstatimit se ka progres te mjaftueshem ekonomik. Lajmi eshte bere i ditur nga zyrtare te Ambasades se Mbreterise se Bashkuar ne Tirane. "Departamenti Britanik per Zhvillim Nderkombetar (DFID) per afro 15 vjet, ka ndihmuar Shqiperine nepermjet programit te tij bilateral. Duke pare progresin qe ka bere Shqiperia ne zhvillimin e saj, ai ka marre vendimin per ta perfunduar programin ne fund te muajit mars 2009", konfirmoi Ambasada Britanike. Kjo ambasade njofton se per te shenuar kete sukses te Shqiperise dhe mbylljen e zyres se DFID, Ambasada Britanike do te organizoje nje ceremoni diten e marte, me date 24 Shkurt 2009, ne ora 19:00. Behet e ditur se ne kete ceremoni jane ftuar te marrin pjese kryeministri, ministrat dhe nepunes te larte te Ministrive.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›