E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania njofton hapjen e aeroporteve

Britania e Madhe njoftoi rihapjen e hapësirës ajrore rreth orës 22:00 të ditës së martë. Lajmi u njoftua prej ministrit të Transportit Andrju Adonis.

“Aeroportet do të hapen edhe për të mundësuar linjat ajrore të vendosin rregull në oraret e tyre të fluturimit”, deklaroi Adonis.

Ndërkohë lajmin për rihapjen e hapësirës ajrore ka njoftuar edhe Polonia. Autoritetet vendase deklaruan se fluturimet mund të nisin mëngjesin e së mërkurës.

Drejt normalizimit duket situata edhe në Holandë, pasi autoritetet edhe atje kanë vendosur hapjen e hapësirës ajrorë mbrëmjen e së martës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›