E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania referendum per qendrimin ne BE

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, premtoi të mërkurën mbajtjen e një referendumi pro apo kundër qëndrimit në BE, nëse konservatorët do të rikonfirmohen në zgjedhjet e ardhshme.

Megjithatë, përpara se t’i kërkojë njerëzve të votojnë, kryeministri do të përpiqet që të rinegociojë marrëdhënien e Britanisë me Brukselin.

Nëse referendumi do të mbahet, Cameron theksoi se ai do të jetë i thjeshtë në parim, me pyetjen e vetme: “A dëshironi që Britania të vazhdojë të jetë pjesë e BE-së?”, të cilën njerëzit do t’i përgjigjen me po ose jo.

Në një reagim, lideri i laburistëve në opozitë, Ed Miliband, e cilësoi fjalën e Cameron si “zhgënjyese” dhe “të udhëhequr nga partia e tij e jo interesi kombëtar”.

Sipas të gjitha gjasave, referendumi do të mbahet brenda vitit të parë të mandatit, nëse konservatorët e Cameron do të fitojnë sërisht në zgjedhjet e ardhshme, të planifikuara për vitin 2015.

Sondazhet paraprake tregojnë se nëse referendumi do të mbahej në këtë moment, shumica do të votonin kundër qëndrimit në union.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›