E Hënë, 2 Nëntor 2026

Britanikët injoruan mbretin/ Historiani: Ndërhynë grekët, kishte një shkak…

Në emisionin “Një Shqipëri”, me Mentor Nazarkon, erdhi në tryezë një temë me të gjitha polemikat e saj. Pse, mbreti i shqiptarëve vendos të ikë? Çfarë qëndrimi kanë mbajtur britanikët, ndaj mbretit Zog?Nazarko sjell në vëmendje, se, britanikët e injoruan statusin e Zogut, si dhe pyeti historianin lidhur me këtë qëndrim që ata patën.

Po ashtu, Nazarko thekson se, Churchillni e ka quajtur përplasjen e kësaj ushtrie të madhe, që ishte me 40 mijë ushtarë me 400 avionë, me popullin shqiptar, përplasje të ushtrisë së parafundit të Evropës, me ushtrinë e fundit të Evropës, ku fatkeqësisht thotë, fitoi e fundit, pra ushtria italiane. Këtë qëndrimin britanik vlen ta nxjerrim nga mitologjia, – vijoi ai-  pasi britanikët e trajtuan Zogun duke e injoruar, duke mos i njohur statusin mbretëror.

Lidhur me këtë qëndrim nga ana e britanikëve, Bello tha se, për sa i përket ngrirjes që i bënë britanikët Zogut, ndërhynë grekët. Ai tregoi arsyet se pse, grekët bënë këtë ndërhyrje, duke shtuar se për ta, Zogu ishte armiku numër një i Shqipërisë.

Ndiqeni fragmentin:

“Shqipëria e kishte të pamundur t’i bënte ballë ushtrisë italiane.

Sa i përket ngrirjes që i bënë britanikët Zogut, ndërhynë grekët.

Grekët, për shkak të kontributit që dha për autoqefalinë e kishës ortodokse shqiptare, për shkak të goditjes që i bëri influencës greke në jug të Shqipërisë, duke i mbyllur shkollat më 1933 deri 1936, kur Shqipëria humb gjyqin në Hagë, për shkollën e minoritetit e kishin marrë Zogun shumë inat dhe e konsideronin si një armik numër një, në Shqipëri.” – tregoi historiani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›