Britney Spears më e kërkuara për 12 vjet në internet

Derisa bukuroshja Kim Kardashian mund të jetë personi më i kërkuar në internet për vitin 2012, princesha e pop muzikës, Britney Spears dominon me kërkime në internet për plot 12 vjet.
Për të dytin vit, Kim është në majën e listës së Yahoo për interesin e lexuesve online por derisa ajo është në këtë pozitë në vitet 2011 dhe 2012, Spears ka kryesur këtë listë për shtatë vite në këto 12 vjetët e fundit.
Yahoo.com është themeluar në vitin 1995 dhe Google në 1998. Albumi i parë i Britney, “Baby one more time” është lansuar në 1999. Prandaj, njerzit kanë kërkuar për Britney që nga hera e parë që ajo u paraqit në skenën muzikore.
Sigurisht që edhe Britney ka pas disa momente në jetën e saj që e kanë dëmtuar imazhin e saj. Ajo ka lansuar edhe gjashtë albume, ka kaluar një dramë për fëmijët me ish bashkëshortin Kevin Federline, pati rënie në simpatinë e publikut derisa u rikthye sërish me “X Factor”.
Kardashian ka arritur sukese të mëdha kohëve të fundit, sidomos tash me Kanye West pranë saj, por ajo nuk është i vetmi yll që gjentet në këtë list të Yahoo.
Whitney Huston, Jennifer Lopez, Lindsay Lohan, Kate Middleton dhe Kate Upton janë gjithashtu fytyrat e famshme më të kërkuara për vitin 2012.