Britney Spears rikthehet në formë perfekte (FOTO)
Ajo është një këngëtare që ka kaluar shumë probleme në jetën e saj, duke nisur nga droga, alkooli, lënia pas dore e vetes etj. Por, prej disa kohësh Britney Spears ka gjetur buzëqeshjen dhe ka hedhur prapa krahëve çdo problem. Tashmë është e fejuar dhe është duke arritur sërish sukses në karrierën e vet. Përveç kësaj, ka arritur një formë të përsosur fizike, gjë që e shfaqi gjatë ditës së djeshme në një eveniment për Whitney Houston.





