Britney Spears,me regjim të ri të stërvitjeve

Krijuesja e hitit “Toxic” ka adoptuar një regjim të ri të stërvitjeve për të arritur formën para performancave të saj në Las Vegas, dhe ajo ka zbuluar se orët e joga janë shumë terapeutike.
“Më pëlqen joga ime! Po bëj shumë joga për momentin. Është sikur një ikje nga të gjithë ankthi dhe gjithçka tjetër”, ka thënë këngëtarja në një intervistë radio.
Por Spears thotë se jo gjithmonë ka qenë e lidhur me këtë rutinë stërvitore. “Herën e parë që bëra joga nuk më ka pëlqyer aspak. Mendoj se çelësi është të gjeni një mësues të mirë, dikë me të cilin disi lidhesh dhe nëse e gjen këtë, atëherë ajo nuk duket e mërzitshme”, ka shtuar ajo./Indeksonline/