Britney bie ne dashuri me papagallin

Britney Spears se fundmi ka qene shume e impenjuar me turin e saj.
Edhe pse kaloi nje periudhe te zeze ne karrieren e saj, Britney arriti ta lere te kaluaren pas shpine dhe te jete serish e mirepritur nga fansat.
Gjate udhetimeve ajo i ka bere vetes nje dhurate: nje papagall.
Ndersa ndodhej ne nje dyqan kafshesh ne Kaliforni per te blere ushqim per qente, princeshes se pop-it i terhoqi vemendjen nje papagall simpatik, me te cilin ra menjehere ne dashuri.
Britney ka zgjedhur nje papagall te verdhe, si dhe ka blere nje kafaz me shume lojera zogjsh brenda.