Britney, sërish në depresion

Britney Spears, është në prag të një ndarje të radhës, raportojnë mediet e huaja e kësaj radhe, nga i fejuari aktual, Jason Trawic.
Këngëtarja, e cila në vitin 2007 u divorcua nga ish burri, Kevin Federline, babai i dy djemve të saj, mund t’i kthehet sërish depresionit në të cilin kaloi pas divorcit me Kevin.
Në vitin 2008, Britney u përballë me një gjendje të rëndë depresioni dhe jeta e saj private u bë cak i diskutimeve, si në medie ashtu edhe në publik.
“Ata u kanë thënë miqve se duan ta përfundojnë lidhjen.Të dy, nuk po ndjejnë dashuri më për njëri tjetrin”, ka zbuluar një burim.
Ndërkaq, këngëtarja duket ti ketë punët keq edhe në profesion. Së fundmi, është thënë se ajo nuk do të jetë më pjesë e panelit të spektaklit muzikor, “X Factor” në Amerikë për shkak që, bosi i këtij spektakli, Simom Cowell ka ardhur në përfundim se ajo është mëzitshme për këtë format./Indeksonline/