E Diel, 1 Nëntor 2026

Brown: Clegg, bisedime me laburistët

Kryeministri britanik Gordon Brown ka njoftuar se lideri i liberaldemokratëve Nick Clegg është i gatshëm të ulet në bisedime me laburistët.

“Nick Clegg më ka informuar se ka ndërmend të hapë zyrtarisht negociatat me partinë laburiste, ndërkohë që vazhdojnë bisedimet me konservatorët”, ka deklaruar Brown.

Në Britani palët politike po përpiqen të formojnë një qeveri të re pasi konservatorët fituan zgjedhjet, por pa arritur një mazhorancë absolute.

Por Brown ka shtuar se ka ndërmend të dorëhiqet nga posti i liderit të laburistëve brenda vjeshtës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›