E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brown humb mbshtetjen e “News of The World”

E përjavshmja më popullore në Britaninë e Madhe, “News of The World” ka lajmëruar se nuk do të mbështesë më laburistët në zgjedhjet e ardhshme politike.

Gazeta do të mbështesë liderin e konservatorëve, David Cameron. Nga 1997 “News of The World” është shprehur gjithnjë nga ana e partise aktuale të Gordon Brown.

“Vendi ka një nevojë të domosdoshme për ndryshim”, thotë gazeta.

Zgjedhjet e ardhshme në Britaninë e Madhe do të mbahen në maj. Sondazhet bëjnë të ditur se Partia Konservatore është në krye.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›