Bruce Springsteen dhe grupi E Street kthehen ne Festivalin e Jazzit ne New Orleans

Bruce Springsteen dhe grupi E Street marrin pjese ne Festivalin e Jazzit ne New Orleans. Korrespondenti i Zeri te Amerikes Doug Levine njofton lidhur me kthimin e Springsteenit ne Festivalin e Jazzit dhe na parashtron listen e kengetareve te tjere qe do te marrin pjese ne kete festival.
Kane kaluar gjashte vjet qe kur Bruce Springsteen morri pjese per here te pare ne festivalin e Jazzit. New Orleans ishte ende duke u mekembur nga uragani Katrina i cili shkaterroi pjesen me te madhe te qytetit tete muaj me pare. Udhetimi i tij i fundit shenon kthimin ne Festival te grupit E Street i cili e permend New Orleans ne kengen e albumit te tyre te ri Wrecking Ball.
lt--AV--gt
Turneu boteror i Springsteen perfshin pese instrumentiste frymore dhe saksofonistin Jake Clemons nipin e anetarit te ndjere te grupit E Street Clarence Clemons. Drejtori i Festivalit Quints Davis thote Jemi te mrekulluar qe Bruce Springsteen ende e ka New Orleans ne zemer dhe qe ai do te vije te luaj ne festival.
Grupet me terheqese qe do te marrin pjese ne festival anojne nga rroku klasik me Tom Pettyn dhe The Heartbreakers The Eagles Bonnie Raitt Jimmy Buffett dhe grupin Beach Boys qe shenoi ribashkimin me rastin e 50 vjetorit.
Por shume interpretues do te jene nga Luiziana keshtu qe do te kete shume kenge te folklorit dhe bluz si dhe nje varietet te gjere te muzikes jazz me interpretues si David Sanborn Terence Blanchard Ellis marsalis Terri Lyne Carrington Poncho Sanchez dhe grupi i tij latin.
Festivali i 43 vjetor i Jazzit ne New Orleans zhvillohet nga 27 prilli deri ne 29 prill dhe perseri nga 3 maji ne 6 maj.