E Hënë, 2 Nëntor 2026

Brugge shpërthen kundër Monacos, barazim mes Copenhagen dhe Leverkusen

E enjtja, në ndeshjen e parë të fazës në grup të Ligës së Kampionëve, shënoi një fitore të thellë për Club Brugge. Belgët e nisën me këmbën e mbarë fushatën e tyre evropiane duke mposhtur Monacon me rezultatin 4-1.

Fillimisht Akliouche humbi një shans të shkëlqyer për ta çuar Monacon në avantazh në minutën e dhjetë kur një penallti e ekzekutuar nga francezi u prit nga Mignolet. Më pas belgët u bënë të pandalshëm. Fillimisht Tresoldi zhbllokoi sfidën në minutën e 32-të, ndërsa Onyedika dyfishoi rezultatin në minutën e 39-të, dhe kapiteni Vanaken firmosi për 3-0 në minutën e 43-të.

Në pjesën e dytë Monaco aktivizoi Ansu Fati (ai nuk kishte luajtur që nga ndeshja Barcelona-Valladolid më 3 maj). Megjithatë, ishte skuadra vendase që shënoi përsëri, me Diakhon që kompletoi “pokerin” në minutën e 75-të. Ansu Fati më pas shënoi golin e nderit, me belgët që fituan 4-1.

Një ndeshje emocionuese midis Copenhagen dhe Bayer Leverkusen përfundoi 2-2. Danezët kaluan dy herë në epërsi(Larsson9 dhe Robert 87’), por u barazuan në minutën e 92-të(Grimaldo 82’ dhe autogoli i Hatzidiakos 92’).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›