Bruksel, Rama: Shqiptarët e meritojnë statusin e vendit kandidat. Duhet vigjilencë për zgjedhjet e lira
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama po merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit. Është ky një takim që zhvillohet në kuadër të Kongresit të PES. Kryetari Rama ka marrë mbështetjen e socialistëve europianë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në takimin e liderëve të Ballkanit ka qenë i pranishëm edhe Komisoneri për Zgjerimin në BE Stefan Fyle. Rama në këtë takim tha se shqiptarët e meritojnë statusin e vendit kandidat dhe se duhet vigjilencë për zgjedhjet e lira.